Kjo është gjendja momentale në pikat kufitare të Kosovës

22:15 | 24 Dhjetor 2023
kjo-eshte-gjendja-momentale-ne-pikat-kufitare-te-kosoves
Ka filluar fluksi nëpër pikat kufitare të Kosovës me ardhjen e mërgimtarëve.

Pikat kufitare më të ngarkuara janë Dheu i Bardhë dhe Jarinje, ku atje pritjet në hyrje janë mbi një orë.

Kështu bëhet e ditur përmes raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjendja në vendkalimet tjera kryesisht është e qetë dhe pritjet janë më të pakta.

Komento: