Çifti që vdiqën në Junik kanë lënë dy fëmijë të vegjël

17:42 | 25 Dhjetor 2023

Një çift ka vdekur në bjeshkët e Junikut, ndërsa dyshohet se shkaktare e kësaj tragjedie ka qenë energjia elektrike.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia në rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktare ka qenë energjia elektrike”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Kujtojmë se më herët është raportuar se çifti kishte vdekur si pasojë e një bombole të gazit.

Ndërkaq, mësohet se çifti pas vetës ka lënë dy fëmijë të vegjël.

Komento: