Sot varrosen burrë e grua qe humben jetë tragjikisht në bjeshkët e Junikut

11:35 | 26 Dhjetor 2023

Çifti që humbi jetën dje tragjikisht në bjeshkët e Junikut varrosen sot nga ora 15:30 në varrezat e Rogopeqit.

Biznesmeni, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj kanë humbur jetën dje si pasojë e rrymës në një shtëpi në Junik.

Mic Tofaj ishte pronar i fabrikës së ujit “Juniku”.

Policia dhe prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet, ndërsa dyshimet janë se rryma ka qenë shkaktare e kësaj tragjedie.

Komento: