
Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë.
I njëjti dyshohet se pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Malishevë / 28.12.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online