Arrestohet një person, kanosi dhe sulmoi policët në Vushtrri

09:09 | 06 Janar 2024
arrestohet-nje-person,-kanosi-dhe-sulmoi-policet-ne-vushtrri

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të legjitimohej.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka  refuzuar të legjitimohej”, thuhet në raport.

Ndërkaq, një zyrtar policor ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: