
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dyshimet për granat dore te një objekt në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Front Online se rreth orës 14:00 kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”, ka thënë ai.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, ka shtuar Borovci.
Siaps tij, në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë./Front Online