Nichi dhe Antoneta do të bëhen çift brenda Big Brotherit, flet personi më i afërt i tyre – deklaratë befasuese

23:10 | 16 Nëntor 2026
nichi-dhe-antoneta-do-te-behen-cift-brenda-big-brotherit,-flet-personi-me-i-afert-i-tyre-–-deklarate-befasuese

Këngëtarja e njohur Fatlinda Beqiri ishte së fundmi e ftuar në një intervistë për Prive by LS, ku foli për deklaratën e Nichi-t në “Big Brother VIP Kosova 5”, si dhe për raportin e tij me Antonetën brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës, Fatlinda u pyet edhe për afrimitetin mes Nichi-t dhe Antonetës, dy banorëve që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me raportin e tyre.

Këngëtarja u shpreh se ka vënë re që publiku e pëlqen shumë këtë dyshe, duke treguar se edhe vetë ka parë video dhe montazhe të tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo theksoi se personalisht nuk e sheh Nichi-n në një lidhje me Antonetën.

“Nuk e di, Nichi-n unë e shoh veç vetë. I kam parë editset në rrjete sociale, por Nichi-n unë e shoh veç vetë”, u shpreh Fatlinda.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk i kurseu fjalët e mira për Nichi-n, duke e cilësuar si një djalë shumë të mirë.

Madje, ajo shtoi se nëse mes tij dhe Antonetës do të lindte diçka më shumë se miqësi, kjo e fundit do të ishte me fat, pasi sipas saj, çdo vajzë do të ishte me fat ta kishte Nichi-n në krah.

Kujtojmë se Fatlinda dhe Nichi u rikthyen në qendër të vëmendjes pas deklaratës së këtij të fundit në BBVK 5, ku tha se këngëtares i ishte ndaluar të këndonte për 25 vjet, deklaratë për të cilën Fatlinda dha sqarimet e saj.

Komento: