Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së, janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë – e thonë edhe të tjerët

21:38 | 16 Janar 2024
maqedonci:-ushtaraket-e-fsk-se,-jane-nder-me-te-motivuarit-nga-te-gjitha-ushtrite-–-e-thone-edhe-te-tjeret

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes ka folur për ushtarakët e Kosovës, ku thotë se janë shumë të motivuar.

Sipas tij, ky motiv vjen për shkak të historisë që e ka populli i Kosovës.

“E vërteta është e ushtarakët e vendit tonë kanë arsyeje dhe motive se shumë ushtarakë të vendit të rajonit, veçanërisht duke e pasur parasysh historinë tonë. Populli i Kosovës ka qenë një popull kryengritës, një popull që nuk e ka ndalur përpjekjen për liri me shkuj. Kjo përpjekje ka rezultuar me çlirimin e Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Pressing” të T7.

“Mund të them më përgjegjësi të plot se ushtarakët e Kosovës janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë”, ka thënë ai teksa thotë se këtë “e thonë edhe të tjerët”.

 

Komento: