AAK njofton se sot pasdite mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për koalicionin me NISMA-n

12:24 | 17 Janar 2024
aak-njofton-se-sot-pasdite-mbledh-keshillin-e-pergjithshem-per-te-vendosur-per-koalicionin-me-nisma-n

AAK ka bërë të ditur se sot pasdite do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt.

Pas kësaj mbledhjeje, në orën 18:00 në selinë e AAK-së do të mbahet edhe një konferencë për media lidhur me këtë zhvillim.

Kjo është bërë e ditur nga AAK-ja përmes një komunikate për media.

 

Komento: