
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se euro do të jetë e vetmja valutë e lejuar për transaksionet e pagesave me para të gatshme në sistemin e parave të gatshme dhe të pagesave dhe se masa do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti, transmeton FrontOnline.
Me dekretin e miratuar kah fundi i vitit të kaluar, i cili u publikua sot, Banka Qendrore në Kosovë, ndër të tjera rregullon edhe kushtet për qarkullimin e valutës së lejuar për transaksione me para të gatshme.
Monedhat e tjera jo euro mund të përdoren vetëm si sende me vlerë për ruajtje në formë fizike ose në llogari bankare”, thuhet në rregullore.
Shtohet se këmbimi i valutës mund të bëhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore në Kosovë, e cila ofron këtë shërbim. Të gjitha dispozitat e tjera që bien ndesh me këtë rregullore shfuqizohen nga momenti i hyrjes në fuqi të rregullores.
Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe të vendeve të tjera se Kosova synon të heqë dinarin, duke theksuar se kjo do të nënkuptojë dëbimin përfundimtar të serbëve nga Kosova.
Vuçiq tha se një veprim i tillë do t’i bënte të pakuptimta të gjitha marrëveshjet e arritura dhe do t’i jepte fund dialogut.
Disa analistë në Serbi kanë vlerësuar se një lëvizje e tillë e Kosovës, e cila ia bën jetën të pamundur popullatës serbe, do të çojë në konflikte dhe se paraqet rrezik të drejtpërdrejtë të sigurisë./FrontOnline/