
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për çmimin e energjisë elektrike ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ky i fundit para zgjedhje ka thënë se çmimi i energjisë është shumë i shtrenjtë kur dihet se jetojmë mbi energjinë elektrike.
A mund të ketë qenë z.Kurti më profetik?, ka pyetur ai.
“Pas zgjedhjeve ai solli një rritje mahnitëse të çmimit të energjisë për dy herë. Më 8 shkurt të vitit 2022 dhe më 30 mars. Një rritje për tre fish më shumë. Është sikur të shohësh një film horror ekonomik, ku çdo skenë është më e frikshme se e mëparshmja”, ka thënë ai, raporton Front Online.
Sipas tij, kjo qeveri është mbre i mospunës./Front Online