
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka pyetur se a mund dikush nga Qeveria ta shpjegojë se këtë vit një megavat të blihet për dy herë më lirë e çmimi i energjisë të jetë më i shtrenjtë.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti dhe Qeveria ka qenë kundër çdo investimi për energjinë, raporton Front Online.
“Në secilin projekt investues ka dal kundër ani pse thoshte se ne flejmë mbi qymyr”, ka deklaruar Tahiri.
“Sot më 2024 e ka barazu çmimin e energjisë me qytetarët e Luksemburgut, Amerikës, Gjermanisë, e me të gjitha anët”, ka shtuar ai.
Tahiri, ka shtuar se sot në tregun ndërkombëtar ku blihet energjia, energjia vitin e kaluar dhe këtë vit ka qenë trefish më lirë sesa në vitin 2022./Front Online