Szunyog: Është kënaqësi të shoh që serbët në Kosovë po i shfrytëzojnë të drejtat e tyre demokratike

13:13 | 18 Janar 2024
szunyog:-eshte-kenaqesi-te-shoh-qe-serbet-ne-kosove-po-i-shfrytezojne-te-drejtat-e-tyre-demokratike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Suniog tha sot se është kënaqësi të shohësh se serbët e Kosovës po i shfrytëzojnë të drejtat e tyre demokratike dhe po mbledhin nënshkrime për një peticion për zëvendësimin e kryetarëve të komunave, transmeton FrontOnline.

“Është kënaqësi të shoh se serbët e Kosovës po i shfrytëzojnë të drejtat e tyre demokratike të parapara me kornizën ligjore në Kosovë dhe se kanë filluar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin”, ka shkruar Szunyog. në rrjetin social “X”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë të njëjtën gjë në Zubin Potok dhe Zveçan.

“U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe t’u mundësojnë grupeve të qytetarëve që të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve në Zubin Potok dhe Zveçan”, theksoi ambasadori Szunyog.

Siç theksoi ai, mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës është vendimtare./FrontOnline/

Komento: