Një këmbësore dyshohet se është goditur nga një veturë në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.
Lexues të Front Online kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kanë arritur policia dhe ambulanca.
Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.
