Vajza që lëndua nga rënia e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës, po i nënshtrohet një operacioni

22:50 | 18 Janar 2024
vajza-qe-lendua-nga-renia-e-kulmit-te-objektit-te-komunes-se-prishtines,-po-i-nenshtrohet-nje-operacioni

Sot ka rënë kulmi i objektit të komunës së Prishtinës që ndodhet në lagjen “Arbëria”, ku lëndime ka pësuar një vajzë, e cila tashmë është duke iu nënshtruar një operacioni.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi për media në ShSKUK, Shpend Fazliu.

Ai tha se pas operacionit e reja do të transferohet në Mjekin Intensiv për trajtim të mëtutjeshëm.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, tha Fazliu.

Komento: