
Sot ka nisë mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Pecit.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar kryesuesja e kuvendit komunal në këtë komunë, Selvete Kelmendi.
Ajo tha që mbledhja e nënshkrmeve të mbahet afër komunës në një tendë.
“Po sot ka nisë, lokacioni i mbledhjes së nënshkrimeve po mbahet afër Komunës në një tendë”, deklaroi ajo për Front Online.
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve ka nisur edhe në Mitrovicë të Veriut e në Leposaviq.
Më pas nënshkrimet dorëzohen te kryesuesi i kuvendit komunal dhe KQZ-ja. Pas kësaj, institucioni i zgjedhjeve verifikon nënshkrimet dhe nëse nuk janë aq sa kërkohen – 20 për qind e votuesve – nismëtarët e kërkesës kanë afat prej 10 ditësh për të përmbushur këtë kuotë./FrontOnline