
Këto statistika janë dhënë nga vet zyrtarja e Stacionit të Autobusëve, Shqipe Dervishi për portalin Front Online.
Të njëjtat statistika të dhëna nga Stacioni i Autobusëve i ka demantuar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.
Lidhur me demantimet e Sveçlës, ka reaguar zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, duke e quajtur atë si manipulues i cili sipas tij po i sulmon mediat me etiketa të ndryshme me qëllim të frikësimit të tyre.