Policia e psikologia ia dalin me sukses, bindin personin që të zbres nga diga e Liqenit të Livoqit

00:05 | 20 Janar 2024
policia-e-psikologia-ia-dalin-me-sukses,-bindin-personin-qe-te-zbres-nga-diga-e-liqenit-te-livoqit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Front Online se Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit që të zbres nga aty.

Personi në fjalë tashmë po merr ndihmën e nevojshme dhe është nën përkujdesje të mjekve.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe  personi është arritur  që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani.

Komento: