
Një aksident trafiku ka ndodhur në Besi të Podujevës ku një veturë e ka goditur një këmbësore.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se e aksidentuara ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Besi, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore, rreth 51 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” , ka thënë Borovci për Front Online.
“Ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.
Tutje, Borovci tha se vozitësi i veturës, 23-vjeçar, me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.