Në gjendje të dehur ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

08:45 | 20 Janar 2024
ne-gjendje-te-dehur-ushtron-dhune-psikike-ndaj-familjareve,-arrestohet-i-dyshuari-ne-gjakove

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Gjakovë 19.01.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online

Komento: