
Në qytetin e Pejës është arrestuar një person, kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Ai dyshohet se ka dhënë para me fajde një personi tjetër, duke ia dhënë 5 mijë e që do ti ktheheshin 15 mijë.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 19.01.2024 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Front Online