Në Obiliq rrugët e kalueshme pas reshjeve të borës

12:53 | 20 Janar 2024
ne-obiliq-rruget-e-kalueshme-pas-reshjeve-te-bores

Në Komunën e Obiliqit, ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kanë bërë pastrimin e rrugëve në tërë territorin e Obiliqit, pas reshjeve të borës.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka bërë thirrje për ngasësit e makinave/qytetarët, që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes.

Në Komunën e Obiliqit, përveç rrugëve kryesore, puna po vazhdon në largimin e borës edhe në zonat më të thella të banimit.

Shkrim i plotë i Kryetarit Gashi:

“Ekipet e DSHPE-së, në gatishmëri për pastrimin e rrugëve në tërë territorin e Obiliqit, pas reshjeve të borës.

Përveç rrugëve kryesore, puna po vazhdon në largimin e borës edhe në zonat më të thella, duke bërë rrugët me lehtë për qarkullim, apeloj të gjithë

qytetarët/ngasësit e makinave të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes!

Xhafer Gashi”

Komento: