Rrahje mes dy serbëve në Leposaviq

13:40 | 20 Janar 2024
rrahje-mes-dy-serbeve-ne-leposaviq

Një person (kombësia serbe) është arrestuar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një shtetas të Serbisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:15 në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Serbisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online

Komento: