​Musliu: Vuçiqi ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Stojkoviq

18:42 | 21 Janar 2024
​musliu:-vuciqi-ka-frike-nga-cdo-levizje-e-avokatit-stojkoviq

Agim Musliu, drejtori i Institutit Octopus, ka folur për taktikat e fundit të Qeverisë serbe pas situatës me avokatin Çedomir Stojkoviq, i cili u përball me ndalim dhe pyetje në Aeroportin “Nikola Tesla”, pasi kishte bërë homazhe në Prekaz.

‘Qeveria e Serbisë (Vuçiqit) tani ka frikë nga çdo lëvizje e njeriut që ka mundësi të bëjë paqe në Ballkan, avokatit dhe luftëtarit për drejtësi, Çedomir Stojkoviq”, shkroi Musliu në “X”.

Ndryshe Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, autoritetet e Serbisë po i nxjerrin telashe atij.

 

Komento: