Selmanaj akuzon Thaçin: Ti qëndron prapa rastit të dëbimit të shtetasve turq

16:15 | 26 Prill 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke u marrë në pyetje nga anëtarët e Komisioni Hetimor për depërtimin e gjashtë shtetasve turq.

Anëtari i Komisionit Hetimor për shtetasit turq, Driton Selmanaj nga LDK e ka akuzuar drejtpërdrejt
Presidentin Thaçi për përfshirje në rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Selmanaj tha se Presidenti është i tensionuar pasi “ai qëndron prapa kësaj”.

“Rri i qetë dëshmo çka ki me dëshmu, unë qysh po e shoh krejt është mos me kry obligimin Kushtetues, ju jeni ai që qëndroni mbrapa kësaj. Ti je mbrapa kejt këtij rasti prandaj edhe po qëndroni në tension. A je ti ai që ke dhënë urdhër, vetëm kësaj përgjigju”, tha Selmanaj, duke shtuar, “S’ke ku me ikë”.

Komento: