Sami Kurteshi i thotë presidentit Thaçit idiot, deri sa ky i thotë se është i lezetshëm

16:26 | 26 Prill 2019

Kreu i shtetit Hashim Thaçi i ka thënë deputetit Sami Kurteshi, sa i lezetshëm është, ndërkaq ky ia ka kthyer duke i thënë idiot.

Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kuvend për të raportuar para Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Pas pauzës e cila u bë me kërkesë të presidentit, deputetët kanë filluar përsëri diskutimin. Mirëpo, qysh në fillim të diskutimit filluan përplasjet ndërmjet Xhelal Sveçlës, Sami Kurteshit e presidentit Thaçi, ku u përfshi edhe deputeti Hajdar Beqa.

Në një moment presidenti Thaçi i tha Kurteshit se kishte qenë pjesë e SHIK-ut, gjë që nxiti reagimin e ashpër të Kurteshit i cili iu drejtua Thaçit me fjalët i poshtër dhe shpifës, shkruan Reporteri.

Mirëpo në një moment tjetër, kur presidenti Thaçi ishte duke folur, Kurteshi sërish ndërhyri duke e quajtur Thaçin të paedukatë. Presidenti Thaçi pas kësaj shpërtheu në të qeshura duke iu drejtuar Kurteshit me fjalët: “Sami po i mirë je, i lezetshëm”, gjë që pasoi sërish me një reagim të ashpër të Kurteshit i cili e quajti Thaçin “idiot”.

Komento: