Thaçi- Anton Qunit: Nuk ke luftuar asnjë ditë në Kosovë, veç ju ke afru kufirit

16:32 | 26 Prill 2019

Presidenti Hashim Thaçi “kapet” edhe me deputetin Anton Qunin, të cilit ka thënë se ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas fyerjeve me Sami Kurteshin, kaloi tek deputeti LDK-së Anton Quni të cilin e quajti mercenar dhe frikacak, shkruan Reporteri.net

Thaçi ndër të tjera i tha Qunit se ai asnjëherë nuk ka luftuar, se ka qenë në luftë me korrespodencë dhe se asnjëherë nuk ka luftuar në territorin e Kosovës.

“Je hi në Kosovë pasi ka hy NATO, ky është kontributi yt. Ke qenë mercenar në këtë angazhim. Ti nuk je luftëtar. Kurrë në Kosovë nuk ke qenë. Ty duhet me të ardhë trup për shumë sene. Ti asnjë ditë luftë nuk e ke në territorin e Kosovës përpos që ju ke afru kufirit”, ishin fjalët e Thaçit drejtuar deputetit Quni.

Komento: