Thaçi – Kurteshit: Unë t’kam ba Avokat të Popullit, m’u ke lut si zvarranik në zyrë

16:34 | 26 Prill 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon intervistimin nga deputetët anëtarë, të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin “gulenistët”.

Në këtë Komision po vazhdojnë përplasjet në mes të presidentit dhe deputetëve e në veçanti me deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Presidenti po ka dyshime në vlerësimin e ekspertit ndërkombëtar pasi që sipas tij është mik i Kurteshit.

Deputeti i VV-së ka hedhur shumë akuza ndaj Thaçit ndërsa ky i fundit i ka thënë se ai e kishte lutur në zyrën e tij që ta bënte Avokat të Popullit.

“M’u ke lut si zvarranik në zyrë”, i tha presidenti Kurteshi duke ia përmendur kohën kur është zgjedhur Avokat i Popullit.

Komento: