Një grua në Leposaviq njofton se është kanosur nga nusja e djalit të saj

09:40 | 27 Janar 2024
nje-grua-ne-leposaviq-njofton-se-eshte-kanosur-nga-nusja-e-djalit-te-saj

Një grua në Leposaviq ka raportuar në polici se është kanosur nga nusja e djalit të saj.

Policia ka bërë të ditur se ky rast procedohet në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër serbe kosovare, ka njoftuar se është kanosur nga e dyshuara femër serbe kosovare-nusja e djalit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë./Front Online

Komento: