Prishtinë: Pas afro dy muajve arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

10:05 | 27 Janar 2024
prishtine:-pas-afro-dy-muajve-arrestohet-i-dyshuari-per-vrasje-ne-tentative

Pas afro dy muajve është arrestuar një i dyshuar në lidhje me tentim vrasjen e 2 dhjetorit të 2023-tës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Arrestimi i tij u bë këtë të premte, ndërsa pastaj u dërgua në mbajtje.

Kur kishte ndodhur rasti viktima kishte raportuar në polici se derisa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ishin konfiskuar pesë gëzhoja.

I arrestuari dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”./Front Online

Komento: