Ambasada amerikane përgëzon PZAP pas vendimit për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet në veri

17:32 | 26 Prill 2019

Ambasada e SHBA-ve e ka përgëzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa pas vendimit për t’i certifikuar kandidadët për zgjedhjet e 19 majit për kryetarë në komunat veriore.

Në një deklaratë lëshuar nga Ambasada ka lëvduar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për veprimin e shpejtë në konfirmimin e vendimit të PZAP-it dhe procedimin me aktivitete që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

“Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre”, shkruhet në deklaratë.

Kjo është deklarata e plotë:

“Një KQZ jopartiake dhe e kompletuar me anëtarë është qenësore për rregullimin dhe monitorimin efektiv të zgjedhjeve të cilat janë element themeltar i demokracisë së Kosovës. Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre”.

Komento: