Erërat e fuqishme/ Komuna bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes te rrugët rreth objektit komunal që i ra çatia

12:27 | 27 Janar 2024
ererat-e-fuqishme/-komuna-ben-thirrje-per-kujdes-gjate-levizjes-te-rruget-rreth-objektit-komunal-qe-i-ra-catia

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes, në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit”, të cilat gjenden rreth objektit të Komunës së re, ku ditë më parë ra çatia e objektit duke lënë të lënduar një 23-vjeçare.

Për çdo rast rreziku, Komuna ka publikuar disa numra kontakti.

“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:  0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.

Komento: