20 vjeçari nga Novobërda dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit

19:50 | 27 Janar 2024

Një 20-vjeçar nga Novobërda të premten e 26 janarit është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i këtij spitalit, Arsim Emini.

“Të premten në mëngjes është raportuar që një person i nacionalitetit serb, i Novobërdës, është sjellur pa shenja jete”.

“Prej atyre që e kanë sjellur kanë thënë se ka qenë i sëmurë prej gripit dhe është mjekuar në shtëpi. Unë, si profesionist, nuk besoj se një 20-vjeçar mund të vdes prej gripit”, është shprehur Emini, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në lidhje me rastin është lajmëruar policia të cilët e kanë marrë rastin në dorë.

Komento: