Policia ndalon një automjet të dyshuar në Vërmicë, pasagjerit i gjendet drogë e fshehur në trup

09:51 | 28 Janar 2024
policia-ndalon-nje-automjet-te-dyshuar-ne-vermice,-pasagjerit-i-gjendet-droge-e-fshehur-ne-trup

Policia e  Kosovës ka njoftuar se kanë ndaluar një automjet me targa të huaja në Vërmicë.

Gjatë kontrollit, pasagjerit në pjesët intime i është gjetur një qese me marihuanë, me peshë 24.07 gramë.

I dyshuari, G.I., e ka pranuar se është e tij dhe e ka pranuar se është konsumues i kësaj substance.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Komento: