
Talat Xhaferi është deklaruar për herë të parë pas marrjes së mandatit për të shërbyer si kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Xhaferi ka thënë se kësaj detyre do ti qaset ashtu siç ka vepruar edhe në etapat tjera të tij.
“Këtë detyrë, besim, nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësishme, e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç kam vepruar në çdo etapë dhe në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju siguroj se në asnjë çast nuk do të lejoj të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe institucion me kompetenca qartë të përkufizuara me Kushtetutë në raport me shtyllat tjera të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Xhaferi, transmeton Front Online.
Postimi i plotë: