Osmani: Urime kryeministër, një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

17:01 | 28 Janar 2024
osmani:-urime-kryeminister,-nje-moment-historik-per-shqiptaret-e-maqedonise-se-veriut

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, e ka uruar Talat Xhaferin i cili është zgjedhur sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Osmani shkroi në “X” se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.

Komento: