“Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit” – Dëshmia e Tomë Dodajt

23:38 | 28 Janar 2024

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e siguruara ekskluzivisht nga Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava.

Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

“Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci.

Dodaj tregon mënyrën se si është bërë shit-blerja, ndërsa deklaron se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

Komento: