
Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thuhet se në Qendrën e pritjes së përkohshme për migrantë janë akomoduar gjithsej 92 migrantë të gjinisë mashkullore, raporton Front Online.
Sipas të dhënave, 44 personat të akomoduar vijnë nga Siria që të gjithë meshkuj. Nga ky numër 3 i përkasin moshës 14 deri në 17 vjeç ndërkaq 41 janë të moshës 18 deri në 34 vjeç.
Pas Sirisë, në listë migrantët e akomoduar në Qendrën e përkohshme për migrantë, vijnë nga Maroku dhe Palestina.
19 persona figurojnë në listë si të ardhur nga Maroko e 11 nga Palestina.
Në këtë qendër u akomoduan edhe migrantë të tjerë nga Tuqia, Afganistani, Iraku, Pakistani, Libia, Algjeria, Egjipti e Kameruni, raporton Front Online.
Lexo edhe: Për 3 muaj, mbi 2 mijë e 500 kërkesa për leje qëndrim, prinë shtetasit turk me 747 sosh