Osmani: Masakra e Rogovës së Hasit, ndër krimet më makabre në historinë e Kosovës

15:25 | 29 Janar 2024
osmani:-masakra-e-rogoves-se-hasit,-nder-krimet-me-makabre-ne-historine-e-kosoves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit.

Osmani thotë se më 27, 28 dhe 29 janar 1999, ndodhi një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës – Masakra e Rogovës së Hasit.

“Forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa në altarin e lirisë ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do t’i harrojmë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë! Në përvjetorin e kësaj masakre, kërkesa për drejtësi është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më! Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Rogovës së Hasit!”, tha presidentja e vendit përmes Facebook. /FrontOnline/

Komento: