​Ministri gjerman i Mbrojtjes vjen për vizitë në Kosovë më 5 shkurt

13:12 | 30 Janar 2024
​ministri-gjerman-i-mbrojtjes-vjen-per-vizite-ne-kosove-me-5-shkurt

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, Bekë Berisha.

“Me datë 5 shkurt të vitit 2024 duke filluar nga ora 13:45, ministri i mbrojtjes federale të Gjermanisë do të realizoj vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës”, tha ai.

 

 

Komento: