
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka vazhduar replikimin me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajramin rreth raportit të “Transparency Internationa”, për luftën kundër korrupsionit.
“Grafikonin të cilin Hykmete Bajrami nuk dëshiron që ju ta shihni. Sipas organizatës Transparency International, Kosova ka pasur më së shumti pikë në luftën kundër korrupsionit në dy vitet e fundit”, ka shkruar Rrustemi.
Por Bajrami i ka reaguar atij duke i thënë se “në vitin 2014 kur Qeveria e LDK-së/Qeveria Mustafa erdhi në pushtet Kosova shënonte 33 pikë në Raportin e Trasparency International, në vitin e 2017 nën qeverisjen tonë vendi ynë shënoj 39 pikë, dmth. për 3 vite 6 pikë progres”.
E sipas Rrushtemit, zyrtarët e LDK-së po e trajtojnë ish-liderin e tyre Isa Mustafa si “tryezë suedeze”.