Nis takimi me delegacionin serb për të diskutuar për çështjen e të zhdukurve

09:49 | 31 Janar 2024
nis-takimi-me-delegacionin-serb-per-te-diskutuar-per-ceshtjen-e-te-zhdukurve

Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij serb për të diskutuar rreth çështjes së personave të zhdukur tanimë ka filluar, raporton Front Online.

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur, Andin Hoti në një prononcim për Front Online e konfirmoi duke thënë se takimi po mbahet në Gjenevë.

“Në Gjenevë, tani”, shkurtimisht u përgjigj ai, raporton Front Online.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur./Front Online/

Komento: