‘Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, ishin bërë një për lirinë e atdheut’, thotë Ramush Haradinaj

12:27 | 31 Janar 2024
‘zahiri,-edmondi-dhe-hakifi,-ishin-bere-nje-per-lirine-e-atdheut’,-thote-ramush-haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 27 vjetorin e rënies ka përkujtuar.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, ishin bërë një për lirinë e atdheut.

“Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, ishin bërë një për lirinë e Atdheut. Ideali i tyre mbetet përherë në themelet e të sotmes dhe të ardhmes sonë. Me përulje e krenari do i kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar ai.

Komento: