
Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, pas kritikave që dha ndaj kryeministrit, Albin Kurti, tashmë ka disa edhe për presidentin serb, Alexandar Vuçiq.
Sipas Grenell, Vuçiqi nuk duhet ta përdorë tashmë çështjen e rregullores së BQK-së, për të përshkallëzuar tensionet.
Grenell madje shton se Vuçiq duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata, derisa gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar kërkon reagim për siç thotë lëvizjet e njëanshme të Kurtit për dinarin serb.
”Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për të përshkallëzuar tensionet. Ai gjithashtu duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë SHBA-së dhe BE-së”.
”Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe mospërfilljen e kërkesave të SHBA-së dhe BE-së”.
”Në kohë si kjo, të gjithëve na mungon Hashim Thaçi”, shkruan mes tjerash Grenell.
Serbian President @avucic must not take the bait from Albin Kurti to escalate tensions.
He must also reject Russian and Chinese moves to take advantage of the situation – and instead stay close to the U.S. and EU.
And that means the international community must immediately…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 31, 2024