AGK-ja dhe KMSHK-ja të enjten me konferencë të jashtëzakonshme për media

21:46 | 31 Janar 2024
agk-ja-dhe-kmshk-ja-te-enjten-me-konference-te-jashtezakonshme-per-media

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara, të enjten do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se në konferencë do të nisë nga ora 13:00.

“Të nderuara media, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ju fton nesër në konferencë të jashtëzakonshme për medie. Konferenca do të mbahet në ora 13:00, në zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në lagjen Pejton, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se në konferencë do të flasë Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtori Ekzekutiv i KMSHK-së, Imer Mushkolaj dhe Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari.

 

Komento: