Situata e sigurisë dhe kërcënimet e Serbisë, temë diskutimi në takimin e Gërvallës me Komisionin për Mbrojte të Gjermanisë

11:13 | 01 Shkurt 2024
situata-e-sigurise-dhe-kercenimet-e-serbise,-teme-diskutimi-ne-takimin-e-gervalles-me-komisionin-per-mbrojte-te-gjermanise

Situata e sigurisë në Kosovë dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër paqes dhe sigurisë në rajon ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pati me Kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe anëtarë të këtij komisioni.

“Gjatë kësaj bisede të zhvilluar në Bundestagun gjerman me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurisë, nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj Serbisë për veprimet destabilizuese të saj në Ballkanin Perëndimor, në njërën anë dhe në anën tjetër vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në ngritjen profesionale, logjistike dhe anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Po ashtu thuhet se Gërvalla në fund të takimit i falënderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e tyre për Kosovën dhe nevojën e domosdoshme të ruajtjes së stabilitetit në rajon.

Komento: