Arrestohet një serb në Jarinjë, policia jep detaje në lidhje me rastin

14:43 | 09 Shkurt 2024
arrestohet-nje-person-ne-prishtine,-u-largua-nga-psikiatria-e-me-pas-shkoi-per-ta-shqetesuar-bashkeshorten

Policia e Kosovës ka ndaluar në kufi, përkatësisht në Jarinjë një shtetas serb.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani, ka thënë se i njëjti është ndaluar për veprën “fotografim i paautorizuar”.

“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.

Komento: