Osmani takon ambasadorin japonez: Kosova e përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik

20:03 | 13 Shkurt 2024
osmani-takon-ambasadorin-japonez:-kosova-e-perkushtuar-ne-rrugetimin-euroatlantik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Prishtinë, Ryuta Mizuuchi, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Presidenca njofton se në takimin dypalësh u konfirmuan raportet e shkëlqyera midis dy shteteve, të cilat këtë vit shënojnë 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Në takim me ambasadorin Mizuuchi,  Presidentja Osmani tha se Japonia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme, teksa falënderoi ambasadorin Mizuuchi për projektet e shumta, të cilat Japonia po i realizon në Kosovë përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Osmani ka folur për përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, por edhe të afirmimit ndërkombëtarë të saj.

“Me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani diskutoi edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të përbashkët.

Të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e thellimit të raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, edukimit, dhe shëndetësisë”, thuhet më tej në komunikatë.

Komento: