Djali në Malishevë pengoi babanë në shitjen e një prone, arrestohet

10:03 | 14 Shkurt 2024
djali-ne-malisheve-pengoi-babane-ne-shitjen-e-nje-prone,-arrestohet

Është arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti e ka penguar babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën.

Poashty dyshohet se ai ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Komento: