Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

13:03 | 15 Shkurt 2024
disa-te-rinj-protestojne-ne-perkrahje-te-palestines,-kerkojne-nga-qeveria-te-ndryshoje-qendrim

Një grup të rinjsh kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në përkrahje të Palestinës. Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të që të ndryshojë qëndrim sa i përket luftës atje, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë mbajtur në duar flamuj të shtetit palestinez dhe disa pankarta ku kërkohet “drejtësi për Palestinës”.

“Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, ishte një pankartë tjetër. Asnjëri nga protestuesit nuk ka dashur të prononcohet për media.

Komento: